Pop ylli Rihanna kohët e fundit zbuloi se i ka paketuar valixhet dhe është shpërngulur në Londër, ndërsa fansat e saj të shumtë nga Britania e Madhe janë të entuziazmuar me këtë hap të këngëtares, raporton Sky News.
Këngëtarja nga Barbados e ka dhënë këtë lajm në një intervistë me New York Times Style, e cila u mbajt në Londër.
Robyn Rihanna Fenty, siç është emri i saj i plotë, e paralajmëroi kohët e fundit edhe lansimin e etiketës së modës "Fenty" në kuadër të grupit të modës Moët Hennessy Louis Vuitton (LVMH) në Paris, duke u bërë femra e parë zezake në histori e cila e merr përsipër një brend brenda LVMH-së.
Ajo u shpërngul në kryeqytetin anglez në mënyrë që të jetë më afër ekipit të saj që punon në koleksionin e saj të parë, "Fenty", i cili do të përfshijë veshje cilësore të modës dhe aksesorë të modës, ndërsa gëzim të veçantë tek audienca shkaktoi njoftimi i plasimit në shitje të këpucëve, syzeve të diellit dhe stolive luksoze, shkruan KOHA Ditore.
Kjo 31-vjeçare, e cila tashmë i ka të drejtat e pronësisë për linjën e kozmetikës "Fenty Beauty", ka zbuluar se më së shumti i pëlqen të shëtitet në Londër "nga blloku në bllok, dhe atë pa e njohur të tjerët."