Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Fenty” i Rihannas drejtë mbylljes

Grupi i produkteve luksoze LVMH dhe këngëtarja Rihanna kanë rënë dakord të mbyllin brendin e saj të modës “Fenty” pas më pak se dy vjet prodhim.

Sidoqoftë, linja e të brendshmeve “Savage X Fenty” do të vazhdojë, ashtu si linjat e kozmetikës “Fenty Beauty” dhe “Fenty Skin”.

LVMH tha se rrobat e gatshme për veshje të ”Fenty-t” do të "presin" deri në krijimin e kushteve më të mira.

Analistët e modës thonë se megjithëse Rihanna ka një grup të madh të fansave, çmimet e brendit “Fenty” ishin shumë të larta për shumicën e tyre.

Por LVMH dhe Rihanna u zotuan të përqendrohen në zhvillimin afatgjatë të "ekosistemit Fenty".

Rihanna, emri i plotë i së cilës është Robyn Rihanna Fenty, u bë gruaja e parë zezake që udhëhoqi një shtëpi nën markën LVMH kur filloi “Fenty” në pranverën e 2019. Por nuk ka pasur asnjë postim në llogarinë e markës në Instagram që nga fillimi i këtij viti dhe asnjë koleksion i ri nuk është shfaqur që nga nëntori i vitit të kaluar.

Edhe Rihanna humb rreth 36 milionë dollarë pas dështimit të bashkëpunimit luksoz me LVMH Showbiz Rihanna humb rreth 36 milionë dollarë pas dështimit të bashkëpunimit luksoz me LVMH

Lëvizjet e Rihannas në botën e modës kanë ardhur “në kurriz” të karrierës së saj muzikore.

Dikur e njohur për nxjerrjen e një albumi në vit, tani ajo nuk ka publikuar një të tillë që nga viti 2016, kur nxori ne treg albumin “Anti”.