Rihanna është duke e çuar “Savage X Fenty” në një nivel tjetër.
Fituesja e nëntëfishtë e çmimeve “Grammy”, ka bërë të ditur të premten se ajo do të hapë dyqane për brendin e saj të të brendshmeve që po rritet me shpejtësi, në pesë qytete, me vendndodhjen e parë në Las Vegas.
"2022, ne po vijmë më nxehtë! Ne po përpiqemi t'ju sjellim një përvojë krejtësisht të re #SavageXFenty me lansimin e dyqaneve tona me pakicë!”, ka shkruar Rihanna në Twitter, duke shtuar: "Nuk mund të besoj se është në të vërtetë ajo kohë, dhe mezi pres që ju ta përjetoni këtë përvojë".
2022, we coming in HOT! we bout to bring you a whole new #SavageXFenty experience with the launch of our brick-and-mortar retail stores! pic.twitter.com/KbAI937ZBx
— Rihanna (@rihanna) January 7, 2022
Pas lansimit të vendndodhjes në Las Vegas, dyqane të tjera do të hapen në Los Angeles, Houston, Filadelfia dhe Washington DC, në fillim të vitit 2022.
“Pas rritjes së pabesueshme të markës që nga lansimi për herë të parë në vitin 2018, kjo përvojë e re e drejtpërdrejtë te konsumatori është hapi tjetër për të sjellë një shprehje më të plotë të markës tek konsumatorët në tregjet kryesore”, bëri të ditur Savage X Fenty në një deklaratë.
Artistja e hitit “Anti” u bë muzikantja më e pasur femër në botë në gusht të vitit të kaluar, kur Forbes raportoi se pasuria e saj neto ishte rreth 1.7 miliardë dollarë, kryesisht falë 50% të aksioneve të saj në Fenty Beauty, të cilën ajo e lansoi në vitin 2017.