Showbiz

Rihanna paralajmëron se albumi i saj i ri do të tingëllojë ndryshe

Rihanna ka kohë që është shumë e zënë me linjën e saj shumë të famshme të të brendshmeve, mirëpo albumi i saj i radhës mbetet një prioritet për të.

Fituesja e shumëfishtë e çmimeve “Grammy”, ka deklaruar se është duke bërë “eksperimente”.

Riri ka thënë se muzika e saj e re do të tingëllojë shumë më ndryshe se projektet e saj të mëparshme.

“Nuk do të prisni atë që do të dëgjoni. Mos e harroni”, ka thënë Rihanna në një konferencë për media, pak para xhirimit të ngjarjes së saj “Savage X Fenty Show Vol.3”, i cili do të transmetohet të premten, në Amazon Prime Video.

Kanë kaluar pesë vjet që kur pop këngëtarja amerikane ka publikuar albumin e saj të tetë “ANTI”, në të cilin përfshiheshin edhe hitet si “Work”, “Love on the Brain” dhe “Needed”. Ndërkohë tek vitin e kaluar, këngëtarja 33-vjeçare ka thënë se ka nisur të ingjizojë këngë të reja.

“Me të vërtetë jam duke eksperimentuar. Muzika është si moda. Duhet të jesh në gjendje të luash. Unë duhet të kem mundësinë të vesh atë që dua. Njësoj e trajtoj muzikën. Kështu që jam duke u kënaqur dhe gjithçka do të jetë krejt ndryshe”, është shprehur këngëtarja e cila ka fituar nëntë “Grammy” në karrierën e saj, përfshirë ato në kategoritë R&B, dance dhe rep.

Rihanna nuk ka bërë të ditur se kur do ta lansojë albumin e saj të nëntë, mirëpo muzika ka një rol kyç në ngjarjen e saj për “Savage X Fenty”.

Shou është ingjizuar në Los Anxhelos dhe do të ketë në përmbajtje, performancat nga Nas, Ricky Martin, Jasmine Sullivan, Daddy Yankee e Normani. Ndërkohë, Adriana Lima, Gigi Hadid, Vanessa Hudgens, Erykah Badu dhe Alek Wek e Jeremy Pope do të kenë paraqitje speciale.

Këngëtarja me prejardhje nga Barbadosi ka bërë të ditur se është duke shikuar për të paraqitur disa prej stileve favorite të saj nga koleksioni më i ri.

Image