Shtëpia e Rihannas në Los Anxhelos thuhet se është thyer nga një person, rreth orës 7:00 të mëngjesit të fundjavës që shkoi.
Siç raporton TMZ-ja, shtëpia të cilën këngëtarja nga Barbadosi e kishte blerë në vitin 2017 për 6,8 milionë dollarë, është tentuar që të plaçkitet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFatmirësisht, në kohën kur ka ndodhur kjo Riri nuk ndodhej në shtëpi meqë këngëtarja ka kohë që e ka lëshuar atë me qira, në vlerë prej 35 mijë dollarësh në muaj.
Alarmi i shtëpisë së Rihannas është aktivizuar shumë shpejtë mirëpo derisa Policia ka arritur, i dyshuari ka arritur të largohej nga vendi i ngjarjes.
Themeluesja e “The Fenty Skin” posedon edhe një shtëpi tjetër në Beverly Hills në vlerë prej 13 milionë dollarë dhe disa prona të tjera.
Ndërkohë, siç raportohet, që nga 23 qershori, Rihanna është duke qëndruar me të dashurin e saj, reperin A$AP Rocky, në një hotel në Manhatan të New Yorkut.