Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Gruaja nga Florida deklarohet e pafajshme për tentativë vrasjeje ndaj Rihannas

Rihanna

Rihanna

Foto: Associated Press

Gruaja e akuzuar për tentativë vrasjeje ndaj këngëtares Rihanna, pas një sulmi me armë zjarri pranë shtëpisë së saj në Kaliforni, është deklaruar e pafajshme, ka raportuar agjencia e lajmeve Associated Press.

Ivanna Lisette Ortiz, 35 vjeçe nga Orlando, u paraqit në Gjykatën e Lartë të Los Angelesit, ku mohoi akuzat për tentativë vrasjeje dhe dhjetëra veprash të tjera penale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas policisë, Ortiz mbërriti me një makinë Tesla pranë shtëpisë së Rihannas dhe partnerit të saj A$AP Rocky në zonën e Beverly Hills dhe qëlloi me një armë të tipit AR-15, duke lëshuar të paktën 20 plumba drejt pronës dhe një shtëpie fqinje. Fatmirësisht, askush nuk u lëndua.

Në raportin policor thuhet se disa plumba goditën një rimorkio  ku ndodheshin Rihanna dhe Rocky.

Rihanna ka treguar për momentin e sulmit.

“Dëgjova rreth 10 zhurma të forta, si goditje mbi metal. Kur hapa perden, pashë vrima plumbash në dritaren e rimorkios”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se e ka zgjuar menjëherë partnerin.

“E nxora nga shtrati dhe u shtrimë në dysheme, pastaj vrapuam në shtëpi për të kontrolluar fëmijët dhe të tjerët”, ka thënë këngëtarja.

Edhe A$AP Rocky konfirmoi për policinë duke thënë se “Ajo më zgjoi duke bërtitur se dikush po qëllonte mbi ne”.

Ortiz akuzohet për 10 raste sulmi me armë gjysmëautomatike si dhe 3 raste të shtënash drejt objekteve të banuara.

Nëse shpallet fajtore, ajo mund të përballet me burgim të përjetshëm.

Pas arrestimit, ajo refuzoi të japë deklaratë pa avokat.

“Dua të them vetëm një gjë: nuk kam tentuar vrasje”, ka thënë ajo shkurtimisht.

Avokati i saj kërkoi uljen e garancisë nga 1.9 milionë dollarë në 70 mijë, por gjykatësja e refuzoi kërkesën.

Prokurori ka theksuar rrezikshmërinë e rastit.

“Ky është një sulm i qëllimshëm dhe i rrezikshëm ndaj shtëpive të banuara. Mund të kishte përfunduar me disa viktima”, ka thënë prokurori.

Sipas autoriteteve, Ortiz u arrestua vetëm disa orë pas sulmit, me armën në makinë, municion dhe një paruke që dyshohet se e përdorte si maskim.

Motivi i sulmit dhe çdo lidhje e mundshme me Rihanna janë ende nën hetim.