Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rihanna pushton ballinën e “Vogue” me ASAP Rockyn dhe djalin e tyre

Rihanna është bërë pjesë e ballinës së revistës prestigjioze “Vogue” britanik.

Këngëtarja amerikane do të jetë në kopertinën e numri të revistës për muajin mars.

Ajo ka pozuar për “Vogue” me të dashurin e saj, ASAP Rocky, dhe fëmijën e tyre të parë, i cili ka ardhur në jetë në maj të vitit të kaluar. Ata të tretë shfaqen nga një plazh, shumë të lumtur.

Kjo është hera e parë që Riri pozon bashkë me djalin e saj për ndonjë revistë.

Këngëtarja me prejardhje nga Barbadosi është përfolur shumë ditëve të fundit për shkak të performancës së saj në “Super Bowl”, që ishte edhe paraqitja e saj e parë “live” brenda pesë vitesh.

Edhe TMZ: Rihanna është bërë nënë për herë të dytë Showbiz TMZ: Rihanna është bërë nënë për herë të dytë

Në fillim të performancës ajo zbuloi edhe se është në pritje të fëmijës së dytë, duke shfaqur barkun tashmë të rrumbullakosur.

{gallery}