Rihanna raportohet se është e etur për t’u martuar me reperin, ASAP Rockyn.
Një burim ka thënë për Radar Online se foshnja tjetër dhe një dasmë tashmë janë në fokus të këngëtares me prejardhje nga Barbadosi.
“Bërja e një dasme dhe pritja e fëmijës së dytë janë fokusi kryesor i Rihannës për momentin”, ka thënë burimi.
Sipas tij, fakti që Rihanna u pajtua të performonte në Super Bowling tregon për dashurinë që ka për performimin mirëpo, kjo nuk është asgjë krahasuar me ato që ka në shtëpi.
Burimi ka shtuar po ashtu se këngëtarja e cila para dy ditësh mbushi 35 vjeç po shpreh dëshirën që fëmija i saj i dytë të jetë vajzë. Ai po ashtu ka thënë se Riri dëshiron tre deri në katër fëmijë në total.
Edhe
Rihanna nxit spekulime për fëmijën e katërt
“Rihanna do të donte të kishte një vajzë tani, ajo dhe ASAP e kanë menduar edhe emrin madje”, është shprehur ai.
Radar Online shkruan se Rihanna po planifikon ta bëjë dasmën në vendin e saj të prejardhjes, Barbados derisa të ftuar mund të jenë çifti Jay Z- Beyonce, Adele e shumë të tjerë.