Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Rihanna, e gëzon një pasuri më të madhe se koleget e saj.
Pop-ylli 34-vjeçar, që shquhet edhe si afariste dhe është në pritje të fëmijës së parë, tashmë është zyrtarisht anëtare e klubit të miliarderëve të botës, sipas revistës “Forbes”. Kështu, ajo së bashku me kolegët e saj Jay-Z dhe Kanye West, i është bashkuar listës së personave shumë të pasur.
Rihanna thuhet se është miliarderja e parë e Barbadosit me një pasuri prej 1.7 miliardë dollarësh, falë aksioneve në linjën e kozmetikës “Fenty Beauty” dhe biznesin e rrobave të brendshme, “Savage X Fenty”.
RiRi pozicionohet në vendin e 1,729 të kësaj liste dhe është bërë muzikantja më e pasur e botës.
Edhe moguli i muzikës hip-hop, Jay-Z, është bërë pjesë e kësaj liste duke u pozicionuar në vendin e 2,076, falë pasurisë prej 1.4 miliardë dollarësh të fituar nga kompania, “Roc Nation”, dhe bizneseve tjera personale të muzikantit.
Ye, i cili vazhdon të bëhet lajm anembanë botës për arsye të gabuara, megjithëkëtë ka arsye për të festuar. Revista “Forbes” e ka futur atë në mesin e muzikantëve më të pasur të botës. Pasuria e reperit kap shumën prej 2 miliardë dollarësh. Kështu ai përfundoi duke u renditur në vendin e 1,513 të listës së miliarderëve.
Përveç fitimeve në muzikë, Ye ka shënuar suksese të jashtëzakonshëm falë partneritetit fitimprurës me markën “Adidas”, për prodhimin e atleteve shumë të kërkuara në treg, “Yeezy”, dhe marrëveshjes afatgjate me kompaninë “Gap”.
Edhe
Rihanna, miliarderja më e re në Amerikë
Krijuesi i hitit “Jesus Walks” nuk pajtohet me vlerësimin e pasurisë që ia ka bërë “Forbes”, duke thënë se në realitet pasuria e tij e kap vlerën prej 7 miliardë dollarësh.
{gallery}