Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rihanna, miliarderja më e re në Amerikë

Ylli i muzikës, Rihanna, është miliarderja më e re në moshë për vitin 2022 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Magazina “Forbes”, ka zbuluar listën vjetore të grave më të pasura të Amerikës për vitin 2022, duke renditur gratë sipërmarrëse më të suksesshme financiarisht në vend, raportoi të mërkurën “Billboard”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E renditur në vendin e 21-të, Rihanna e cila është 34-vjeçare, posedon pasuri neto prej më shumë se një miliard dollarë.

Sipas Forbes, pasuria e saj vjen kryesisht nga suksesi i linjës kozmetike që ka këngëtarja, Fenty Beauty.

Këngëtarja thuhet se është miliarderja e parë e Barbadosit dhe në prill u shpall si muzikantja më e pasur në botë.

Të tjera të famshme në listën e grave që pasurinë e kanë krijuar vetë, janë Kylie Jenner (600 milionë dollarë), Taylor Swift (570 milionë dollarë), Beyonce (450 milionë dollarë), Kim Kardashian (1.8 miliardë dollarë), Madonna (575 milionë dollarë) dhe Kris Jenner (230 milionë dollarë).