Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kanye West ankohet se po ia zhvlerësojnë pasurinë

Kanye West ka reaguar ndaj revistës financiare “Forbes” e cila së fundmi ka publikuar një listë të miliarderëve, e ku pasuria e tij vlerësohet me vetëm 2 miliardë dollarë.

West, i cili vitin e kaluar e ka ndërruar zyrtarisht emrin në Ye, ka thënë se Forbesi po përpiqet ta “kontrollojë dhe zvogëlojë atë”.

Mirëpo, Forbesi ka argumentuar duke thënë se publikimi i tyre merr parasysh vetëm të ardhurat nga viti i kaluar, jo edhe “vlerën e ndërmarrjes për shkak të marrëveshjeve afatgjata që janë në fuqi”, duke aluduar në marrëveshjet e Westit që ka me markat Adidas dhe Gap.

Në vendin e parë të Forbesit për këtë vit është shefi i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, 50 vjeç, me një vlerë neto të vlerësuar prej 219 miliardë dollarësh.

Është hera e parë që nga viti 2018 që CEO i Amazon, Jeff Bezos, nuk është në krye të listës.

Edhe Kanye West e humb statusin e miliarderit  Showbiz Kanye West e humb statusin e miliarderit 

Pasuria neto e manjatit të biznesit 58-vjeçar ka rënë për 6 miliardë dollarë, në 171 miliardë dollarë, si rezultat i dhënies së donacioneve të konsiderueshme për kauza të ndryshme bamirësie.

Rihanna i është bashkuar listës me 1.7 miliardë dollarë të saj të kredituara në markën e saj fitimprurëse të kozmetikës “Fenty Beauty” dhe linjës së të brendshmeve “Savage X Fenty”, duke e bërë atë yllin femër më të pasur të muzikës në botë.