Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rihanna e thekson prapanicën me foton më të re në Instagram

Këngëtarja nga Barbadosi, Rihanna (31), shpesh u “dhuron” fansave të saj foto atraktive në mediat sociale. Ajo tani ka pozuar para një pasqyre, duke e theksuar prapanicën. Kjo, siç pritej, i mahniti shumë fansa në rrjetin social, kështu që fotografia i ka marrë mbi 2 milionë pëlqime në një afat të shkurtër.

“E mrekullueshme”, “Dukesh shumë mirë”, “Martohu me mua”, janë vetëm disa nga komentet e ndjekësve të shumtë në Instagram.

Përndryshe, këngëtarja kohët e fundit pozoi për edicionin e Hong-Kongut të revistës “Vogue” për shtator, ndërsa në kopertina, si dhe fotot nga editoriali, ajo shkëlqeu me një pamje pothuajse natyrale, shkruan KOHA Ditore.

Image

Për këtë rast, ajo i veshi disa fustane të bukura shumëngjyrëshe me teksturë lulesh dhe abstrakte nga Louis Vuitton, Dries Van Noten dhe Alexander McQueen, të zgjedhur nga redaktorja e modës e revistës Anya Ziourova, ndërsa artisti i grimit Kanako Takase vendosi ta sillte grimin në minimum dhe ta theksonte bukurinë e saj natyrore.