Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rihanna dhe A$AP Rocky mund të jenë martuar

Fansat po spekulojnë se A$AP Rocky dhe Rihanna janë martuar fshehurazi, pasi reperi publikoi një video të re muzikore që përmban fragmente që dukej si një ceremoni martese.

Të enjten Rocky publikoi një video muzikore për këngën e tij të re "DMB". Në video, reperi i lindur në Harlem feston lidhjen e tij me Rihanna-n, e cila aktualisht është shtatzënë me fëmijën e tyre të parë, shkruan The Independent të premten, transmeton Koha.net.

Në një klip, Rocky shihet i veshur me grila floriri derisa e pyet partneren e tij, Rihanna “A martohesh me mua?”.

Kamera më pas i drejtohet Rihanna-s, e cila përgjigjet: "Po".

Menjëherë pasi videoklipi u shfaq premierë të enjten, fansat filluan të spekulojnë nëse Rocky dhe Rihanna janë martuar apo jo në jetën reale.

Edhe A$AP Rocky jep sinjale se është martuar me Rihannan në mënyrë sekrete Showbiz A$AP Rocky jep sinjale se është martuar me Rihannan në mënyrë sekrete

Çifti njoftoi lajmin për shtatzëninë e Rihanna-s gjatë një daljeje në Neë York në janar, gjatë së cilës Rihanna u fotografua me një xhaketë të gjatë rozë, e cila tregonte barkun e saj të fryrë.