Showbiz

Revista “Maxim” shpall Teyana Taylorin si gruan më seksi në botë

Foto: AP/Associated Press

Teyana Taylor është bërë afrikano-amerikania e parë e shpallur “Gruaja më seksi në botë”, nga revista “Maxim”.

Këngëtarja dhe aktorja 30-vjeçare e shfrytëzoi rrjetin social Instagram për ta shprehur entuziazmin e saj për faktin se ka arritur ta dominojë listën e 100 grave më seksi të botës, duke qenë vetvetja.

Teyana e postoi ballinën e revistës “Maxim” të cilën e hijeshon me poza atraktive, dhe e shoqëroi atë me mesazhin: “Dikush të më pickojë!!! Nuk mund ta besoj që ‘Maxim Hot 100’ më ka shpallur gruan më seksi në botë, dhe atë duke qenë thjeshtë vetvetja. WOW… Dalja para kamerave ka qenë një hap para drejt vetëreflektimit dhe vetëbesimit. Dhe fakti se duhej ta përfaqësoja titullin e ‘Gruas më seksi në botë’ me rastin e këtij fotosesioni, më bëri të ndihem mjaft nervoz dhe e emocionuar. Si një sipërmarrëse, grua dhe nënë e zënë me dy fëmijë, të dilja dhe të pozoja para aparatit nuk ishte edhe aq e lehtë, sepse unë zakonisht prirem të fshihem pas rrobave të gjera, syzeve të mëdha dhe çfarëdo stili të flokëve që kam zgjedhur ta bëjë atë ditë. Kështu që siç mund ta shihni, në të vërtetë unë nuk kam shumë kohë të jem dhe të ndihem seksi”, ka shkruar Taylor.

Bukuroshja amerikane po ashtu e kujtoi eksperiencën e mrekullueshme të këtij fotosesioni për revistën “Maxim”, duke treguar se pak para se të grimosej e të pozonte para kamerave, ajo e kishte dërguar në shkollë vajzën e saj pesë vjeçare, Iman Jr. Junie.

Taylor e cila po ashtu e ka një vajzë nëntë muajsh me bashkëshortin e saj, Iman Shumpert, basketbollisti i njohur i NBA, vazhdoi tutje duke thënë: “Kjo ditë në veçanti ishte e mrekullueshme sepse më bëri ta shihja një anë tjetër timen. Unë sapo e kisha dërguar vajzën Junie në shkollë, dhe pastaj vazhdova drejt e në studion ku po zhvillohej seti fotografik, e veshur me pantallona të gjera dhe një xhaketë. Flokët i kisha të parregulluara sepse planifikoja ta vendosja një paruke, dhe nuk kisha pasur kohë të vendosja shumë grim. Por, fotografi insistoi se dëshironte të dukesha vetvetja në këtë fotosesion. Dhe në ato momente thash me vete, ‘Unë do të jem gruaja më seksi në botë e veshur kështu?’. Në fillim u ndjeva pak e hutuar por pastaj mu shkri zemra nga gëzimi dhe krenaria. Prandaj dua t’iu them të gjitha grave që ta pranojnë dhe ta duan veten për atë që janë, sepse vetëm zemrat më të pastra dhe të sinqerta arrijnë të shkëlqejnë dhe të bien në sy. Faleminderit revista ‘Maxim’, ndihem e nderuar që jam pjesë e ballinës suaj”.

Teyana Taylor e lansoi këngën e fundit “Concrete” para tetë muajve, kurse roli i saj në film ishte në komedinë “Coming 2 America”, ku luajti krahas yjeve të hollywoodit, Eddie Murphy, Wesley Snipes, Leslie Jones, Arsenio Hall dhe të tjerë.