Showbiz

Reperja Megan Thee Stalion plagoset me armë zjarri

Reperja amerikane Megan Thee Stallion ka thënë se “është me fat që është gjallë” pasi që ishte qëlluar me armë zjarri, por ka dhënë pak detaje rreth asaj se si është lënduar apo çka ka ndodhur

Ylli që ka arritur në krye të shumë top listave tha se ka “marrë plagë nga arma” të dielën dhe pritet të shërohet tërësisht.

U shfaq edhe një video ku shihej duke derdhur gjak nga shputa pasi policia ndaloi veturën ku ishte me reperin Tory Lanez.

Ai pastaj u akuzua për mbajtjen e një arme të fshehur. Policia tha se një person kishte pësuar “lëndime në shputë”.

Reperja nga Teksasi, me emrin e vërtetë Megan Pete, u ngrit në top listat e SHBA-së ne muajin maj me këngën Savage.

Megan gjithashtu u emërua artistja më e mirë hip-hop në Çmimet BET muajin e kaluar, duke ia kaluar Cardi B-së, Nicki Minajit dhe Lizzos.

Në fillim u raportua se kishte prerë këmbën më xham të thyer gjatë incidentit në Hollywood Hills, ku Lanez u arrestua. Por ajo të mërkurën shkroi në Instagram për t’i “sqaruar gjërat”.

“Të dielën mbrëma, pësova lëndime nga arma e zjarrit, si rezultat i krimit të bërë kundër meje dhe i bërë me qëllimin që të lëndohem fizikisht”, shkroi ajo.

“Nuk u arrestova por policia më çoi në spital ku mu hoqën plumbat”.

“Jam shumë fatlume që jam gjallë dhe do të shërohem shpejtë, por ishte e rëndësishme për mua të qartësoj detajet ë kësaj nate të tmerrshme”.

Ajo shtoi: “E tërë kjo përvojë m’i hapi sytë dhe ishte bekim i fshehtë. E urrej që u desh të ndodhë kështu, për të mësuar se si ta mbroj energjinëë time”.