Megan Thee Stallion ka folur publikisht për plagosjen në të dyja këmbët në qershor të vitit 2020.
Në një intervistë ajo ka thënë se Tory Lanez është ngarkuar me akuzat për gjuajtje gjatë një feste në Hollywood.
Ajo ka thënë se gjatë kohës kur kishte ndodhur aksidenti ajo ishte ndier shumë e frikësuar që ajo mund të qëllohej sërish diku tjetër në trup.
Megan e cila është 27-vjeçare i ka bërë komentet në intervistën e parë të saj në televizion ku ka rrëfyer për incidentin, shkruan BBC.
Tory, 30-vjeçar ishte arrestuar po atë kohë dhe ishte ngarkuar me akuzat për mbajtje të një arme zjarri të fshehur në një automjet.
Ai i ka mohuar akuzat.
Artikuj të ngjashëm
-
Tory Lanez dënohet me 10 vjet burgim për gjuajtje me armë kundrejt Megan Thee Stallion
-
Reperi shpallet fajtor për plagosjen e Meghan Thee Stallion
-
Megan Thee Stallion dëshmoi kundër reperit Tory Lanez në gjykatë
-
Megan Thee Stallion fiton padinë për shpifje ndaj blogeres Milagro Gramz
-
I dënuari për vrasje dyshohet për therjen e reperit Tory Lanez në burg