Kohë më parë ka publikuar videon e realizuar në Kosovë, ku kishte qëndruar për festivalin “Sunny Hill Foundation”. Bëhet fjalë për reperin shqiptar, Action Bronson, i cili jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai njihet më mirë për shoun televiziv që merret me gatime, ” Fuck, That’s Delicious”, ku në disa raste gatuan edhe ushqime tradicionale shqiptare.
Së fundi, këngëtari ka bërë të ditur që do të nxjerrë në shtije librin më të ri, i cili i dedikohet recetave të gatimit të ushqimit.
“Rezervoni këtë datë!!!! Më 17 mars do të nxjerrë pjesën e parë të librit “Stoned Beyond Belief” në Los Angelos. Do të bëjnë një art të veçantë për ditën e parë të librit”, ka shkruar ndër të tjera reperi në llogarinë personale në Instagram.
Kujtojmë se këngëtari që në realitet quhet Arian Asllani, kohë pas kohe ka edhe të ftuar shqiptar si në rastin e këngëtares shqiptare, Dua Lipa.
Bronson është duke punuar në këngë të reja që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. / KultPlus.com
-
Action Bronson promovon kuzhinën shqiptare në emisionin e tij në SHBA
-
Action Bronson premton performancë energjike
-
Shqiptarët tani e kanë një imazh më të mirë, thotë Action Bronson
-
Action Bronson realizon në Kosovë episode të emisionit të tij të gatimit
-
Kryetari i New Yorkut flet shqip, Action Bronson i tregon për traditat