Reperi me origjinë shqiptare e me famë botërore, Action Bronson, ka sjellë një moment të veçantë në episodin më të fundit të serisë së tij në platformën Youtube, “F*ck, That's Delicious” (FTD), ku i ftuar ishte kryebashkiaku i New Yorkut, Zohran Mamdani.
VIDEO:
Gjatë bisedës, Bronson e sfidon atë të flasë shqip, duke krijuar një nga momentet më të komentuara të episodit.
Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, Mamdani dëgjohet duke thënë “Ju bëftë mirë”, i udhëzuar nga reperi shqiptar.
Episodi është vlerësuar si një ndër më të veçantët e serisë, duke ndërthurur ushqimin, kulturën dhe humorin, ndërsa momenti në shqip ka tërhequr vëmendje të veçantë nga publiku shqiptar online.
-
Kryebashkiaku i New Yorkut e quan Netanyahun “kriminel lufte”, e pranon se s’mund ta arrestojë
-
Me dorë mbi Kuran, Mamdani betohet si kryebashkiak i New Yorkut
-
Trump ndryshon qasje ndaj Mamdanit: New Yorku do të ketë kryetar të mrekullueshëm
-
Trump: Kryetari komunist më kërkoi takim, e pranova
-
Si po i sfidon Mamdani pritjet e emigrantëve duke përqafuar identitetin e tij?