Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lavdëruar kryetarin e sapozgjedhur të New Yorkut, Zohran Mamdani, pavarësisht se më herët e kishte quajtur “të çmendur”. Nga Zyra Ovale, Trump ka thënë se pret një bashkëpunim të ngushtë me të.
“Sa më mirë që ai të bëjë, aq më i lumtur jam unë. S’ka rëndësi partia apo dallimet e tjera – ne do ta ndihmojmë që t’i realizojë ëndrrat e të gjithëve, për një New York të fortë dhe të sigurt. Urime”, ka thënë Trump pas takimit me Mamdanin të premten.
Ai shtoi se Mamdani “do t’i mbijetojë si konservatorëve, ashtu edhe liberalëve”.
Mamdani deklaroi se me Trumpin kanë pika të përbashkëta, përfshirë dëshirën për paqe në Lindjen e Mesme.
“Besoj se ju ndiheni shumë mirë për paqen në Lindjen e Mesme?”, e pyeti Trump kryetarin e ri, duke e ftuar në një takim të ardhshëm me liderin e Libanit.
Edhe
Trump: Kryetari komunist më kërkoi takim, e pranova
“Ne kemi dëshiruar me ngulm paqen, dhe kjo është diçka që e ndaj me ju”, u përgjigj Mamdani.
Mamdani u shpreh se takimi me presidentin ishte “produktiv” dhe se të dy po punojnë për të adresuar çështjen e përballueshmërisë së jetesës.
-
Mamdani thotë se është i gatshëm t’i kundërvihet Trumpit për New Yorkun
-
Netanyahu thotë se do të shkojë në New York pavarësisht thirrjeve për arrestimin e tij
-
Kryebashkiaku i New Yorkut e quan Netanyahun “kriminel lufte”, e pranon se s’mund ta arrestojë
-
Çfarë thotë Trumpi për udhëheqësin e ri suprem të Iranit