Një ndër artistët më të njohur shqiptarë në arenën ndërkombëtare është edhe Action Bronson.
Hip-hop artisti shqiptar, i cili në realitet quhet Arian Asllani, gjithashtu ka një ndër emisionet më të shikuara të gatimit në SHBA.
Ai ka nxjerrë në shitje edhe librin për gatime, i cili rezultoi si shumë i suksesshëm.
Shefi i kuzhinës, Arian Asllani, drejtuesi i programit televiziv “That’s Delicious” në New York, në serinë e ardhshme të “That’s Delicious” ai dhe skuadra e tij do të flasin për kuzhinën shqiptare gjatë një vizite në restorantin “Çka ka Qëllu” të shqiptarit Ramiz Kukaj, i cili ndodhet në Nju Jork e ku servohen ushqime tradicionale shqiptare. Gjithashtu restoranti është vlerësuar si një ndër dhjetë restorantet më të mira atje.
Përveç ushqimit në këtë restorant gjithçka flet shqip. Vendi është i mbushur me elemente shqiptare në të katër anët e brendësisë. Më shumë rreth kësaj storie Bronson do të shpalos në emisionin e tij.
Kujtojmë se Action Bronson në gushtin e vitit 2018 ishte prezent në Kosovë, ku performoi në festivalin muzikor, “Sunny Hill”.
-
Kryetari i New Yorkut flet shqip, Action Bronson i tregon për traditat
-
“Çka ka Qëllu” e Ramiz Kukajt renditet mes 10 restoranteve më të mirë në Nju Jork
-
Restoranti me ushqime tradicionale shqiptare vlerësohet si ndër më të mirët në New York
-
Reperi shqiptar lidh bashkëpunim me një nga brendet më të njohura në botë
-
Dua Lipa shijon ushqimin tradicional shqiptar në restorantin “Çka ka qëllu”