Lifestyle

Restoranti me ushqime tradicionale shqiptare vlerësohet si ndër më të mirët në New York

Restoranti me ushqime tradicionale shqiptare “Çka Ka Qëllu”, ka zënë vend në mesin e listës së Top 100 restoranteve të New York Cityt, të publikuar nga gazeta “The New York Times”.

Kritiku i restoranteve i New York Times, Pete Wells, ka publikuar listën e Top 100 restoranteve të New York Cityt për vitin 2023.

“Çka Ka Qëllu” zë vendin e 94-të.

“’Çka Ka Qëllu’ i parë, në Bronx, ishte zë i vetmuar në shkretëtirë që na ftonte të vlerësonim kuzhinën e veriut të Shqipërisë dhe Kosovës. Tash janë dy zëra tjerë, një në Manhattan dhe një në Connecticut. Pjesa më e madhe e menysë është një kuzhinë me salca të pasura me kremëra të kultivuara dhe djathë të freskët, si dhe me mish viçi të butë si të preferuar nga mishrat”, thuhet në vlerësimin e Wellsit.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by NYT Cooking (@nytcooking)

 

Image