Travis Scott dhe Meek Mill janë përfshirë në një grindje të madhe gjatë një ndeje luksoze për 4 Korrikun në Hampston, në mes të thashethemeve se Mill është në lidhje me Kim Kardashianin.
Reperi 30-vjeçar Scott dhe 34-vjeçari Mill janë grindur verbalisht, kanë bërë të ditur disa burime të revistës “Page Six”.
Grindja kishte ndodhur në një ndejë që ishte organizuar nga Michael Rubin, ndonëse burimet kanë thënë se reperët ishin larguar para se grindja të kalonte në përplasje fizike.
Në të morën pjesë edhe të famshëm të tjerë, si Jay-Z, Robert Kraft, Alex Rodriguez dhe Jon Bon Jovi. Incidenti kishte ndodhur rreth orës 1:30, dhe ndonëse ka video nga fundi i rastit, është ende e paqartë se kush e ka filluar.
Grindja i kishte dhënë fund ndejës, për të cilën reperët Scott dhe Mill nuk kanë pranuar që të flasin.
Scott dhe Mill nuk kanë pasur ndonjë grindje publike në të kaluarën, ndonëse Mill e kishte kritikuar Scottin që i ishte bashkuar grupit “Maron 5” në koncertin gjysmëorësh në “Super Bowl”.
Mill ka një historik të gjatë të grindjeve me shumë reperë të tjerë gjatë karrierës së tij.
Ai kishte pasur raporte jo të mira me Drake për vite me radhë, por më në fund dy reperët ishin pajtuar dhe kishin bashkëpunuar në rrafshin e muzikës.
Ai gjithashtu ishte grindur me reperin Tekashi 6ix9ine jashtë një klubi nate në Atlanta, në fillim të këtij viti, në rastin që gjithashtu ishte afër përshkallëzimit.
Në një tjetër video të ndejës – ku të gjithë ishin veshur me të bardha – shihej ylli i NBA-së James Harden teksa e ngacmonte Millin.
Videoja, e xhiruar nga e dashura e Uzi Vertit, anëtarja e grupit “City Girls”, JT, i ka shtyrë fansat që të mendojnë se përse kishte filluar grindja. Ka pasur edhe thashetheme se Mill është në lidhje me Kim Kardashianin, pas shkurorëzimit të saj nga Kanye Westi.
Scott ka një fëmijë, Stormin, me motrën e Kardashianit, Kylie Jenner, me të cilin ishte në lidhje nga viti 2017 deri më 2019. Është raportuar se West është parë me supermodelen, Irina Shayk, që më parë ishte e martuar me aktorin Bradley Cooper.