Reperi 33-vjeçar, Meek Mill e ka bërë të ditur lajmin se është ndarë nga e dashura e tij, disenjatorja e modës Milan Harris, e cila në muajin maj e solli në jetë fëmijën e tyre të parë, derisa reperi i ka edhe dy fëmijë të tjerë nga lidhjet e mëparshme.
Mill ka deklaruar se çifti është ndarë në mënyrë shoqërore dhe se vazhdojnë ta duan shumë njëri-tjetrin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Unë dhe Milano kemi vendosur të qëndrojmë miq dhe ta rrisim fëmijën tanë të ndarë… Ne ende e duam shumë njëri-tjetrin por thjeshtë me mirëkuptim kemi arritur deri te ky vendim,” kishte shkruar reperi në postimin e tij në Twitter.
Çifti e kishte filluar lidhjen një vit para se të bënin publik lajmin se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Ndarja e reperit nga e dashura vjen vetëm një javë pasi, Kanye West, deklaroi se kishte dashur të shkurorëzohej nga bashkëshortja e tij, Kim Kardashian, pasi ajo ishte takuar me Meek Millin në një dhomë të hotelit.
Mill i cili në të kaluarën ishte në lidhje me reperen Nicki Minaj, i ka mohuar akuzat e mikut dhe kolegut të tij se është takuar në Kimin në një dhomë hoteli, derisa West pas këtyre spekulimeve i ka kërkuar falje publike bashkëshortes së tij.
Po ashtu në rrjetet sociale tashmë ka filluar të qarkullojë një fotografi ku dyshja, Meek Mill dhe Kim Kardashian, shihen duke e zhvilluar një takim profesional në restorantit e hotelit “Wldorf”, dhe atë në shoqërinë e filantropes Clara Wu.
{gallery}