Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kanye West ndahet nga e dashura Chaney Jones

Ylli 44-vjeçar i muzikës rep, Kanye West, është ndarë nga e dashura e tij prej katër muajsh, Chaney Jones.

West dhe 24-vjeçarja Jones e filluan lidhjen në shkurt të këtij viti dhe nga atëherë janë parë disa herë së bashku në publik, më të afërt se kurrë. Por siç duket dyshja ka vendosur t’i jap fund kësaj romance pas rikthimit nga një udhëtim i gjatë në Japoni, raporton portali “Female”.

“Ata i dhanë fund lidhjes pak kohë pas kthimit nga Japonia. Nuk është ende e qartë se kush e inicio ndarjen”, ka deklaruar një burim për uebfaqen TMZ.

Lajmi vjen pak ditë pasi Ye, i cili ishte i martuar me Kim Kardashianin nga viti 2014-2021 dhe së bashku i kanë katër fëmijët, North, Saint, Chicago dhe Psalm, u fotografua nga paparacët brenda një kinemaje ku ishte i shoqëruar nga influencuesja, Monica Corgan.

Krahas fotografisë së saj në shoqërinë e rep-artistit të famshëm të postuar në llogarinë e saj në Instagram, Monica shkroi: “Harrova t’ju tregojë se shkova ta shikoj filmin ‘Top Gun’ dhe isha e ulur afër Kanye Westit”.

Ende nuk është e qartë se çfarë raporte ka ylli i hitit “Heartless” me modelen 23-vjeçare.

Edhe Kanye West dhe Julia Fox janë ndarë, raportojnë mediat e huaja Showbiz 4 v. më parë Kanye West dhe Julia Fox janë ndarë, raportojnë mediat e huaja

Ndërkaq në muajin maj, Chaney e bëri tatuazh emrin “Ye” në dorën e majtë, për ta nderuar të dashurin e saj reper. Këtë veprim ajo e bëri vetëm disa javë pasi ylli televiziv, Kim Kardashian, e cila është në lidhje me komedianin Pete Davidson nga tetori i vitit 2021, tregoi se ky i fundit i kishte bërë disa tatuazhe të reja që i dedikoheshin asaj.

Pas shkurorëzimit të çiftit të famshëm të showbizit, Ye ishte në lidhje të shkurtër me aktoren e filmit “Uncut Gems”, Julia Fox, para se të spikatej në publik me Chaney Jonesin e cila në mediat online, nga pamja fizike konsiderohet një kopje e ish-gruas së tij miliardere.

{gallery}