Reperi i suksesshëm amerikan, Kanye West dhe modeleja 22-vjeçare, Vinetria, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas vetëm pak muajsh.
44-vjeçari West i cili së fundmi e ka ndërruar zyrtarisht emrin në Ye, më nuk e ndjek Vinetrian në Instagram dhe duket se çifti ka vendosur t’i jap fund romancës relativisht të shkurtër.
Ish-bashkëshortja e Westit, Kim Kardashian, bëri kërkesë për shkurorëzimin nga ylli i muzikës rep vetëm dhjetë muaj më parë, por në disa performanca të fundit ai la të nënkuptohet se ende e dashuron atë dhe dëshiron t’ia jap martesës së tyre edhe një shans.
Gjatë një koncerti bamirës të mbajtur në fillim të muajit dhjetor, Kanye para gjithë të pranishmëve e ndryshoi tekstin e këngës së tij duke thënë: “Kam nevojë që ti të rikthehesh tek unë, më konkretisht Kimberly”.
Sidoqoftë, Kim emri i vërtetë i së cilës është Kimberly, nuk ka shfaqur ndonjë interesim për t’u ribashkuar me Kanyen. Në fakt, bukuroshja 41-vjeçare tashmë e ka filluar një romancë me komedianin, Pete Davidson, dhe duket se lidhja e tyre po shkon shumë mirë.
Aktori dhe komediani i cili në të kaluarën ka qenë në lidhje me personalitete të famshme, si Ariana Grande, Kate Beckinsale dhe Kaia Gerber, po e ndihmon yllin televiziv që ta marrë veten nga martesa e saj e cila vjetëve të fundit ishte shoqëruar me një sërë problemesh.
Edhe
Kim Kardashian ka qenë shumë afër të “shpërthente” për sjelljen e Kanye Westit
Një burim i afërt i çiftit ka deklaruar: “Pete është saktësisht ajo çka Kim ka nevojë pas shkurorëzimit, një person që e bënë të qeshë dhe thjeshtë kalojnë kohë duke u argëtuar së bashku. Përfundimi i martesës ishte një periudhë shumë e errët e jetës në jetën e saj, dhe Pete ka qenë kundërhelmi më i mirë i mundshëm për këtë situatë”.
Pete Davidson i cili ka kohë që është edhe mik i afërt i familjes Kardashian dhe West, duket se është i vendosur ta bëjë romancën e tyre prioritetin numër një.
Kim dhe Kanye u martuan në vitin 2014 dhe së bashku i kanë fëmijë, North, Saint, Chicago dhe Psalm. Ata premtojnë se janë ndarë në kushte shoqërore dhe planifikojnë që tash e tutje të provojnë të jenë prindër sa më të mirë për katër fëmijët e tyre.