Era Istrefi, s’ka të ndalur me këngën e saj më të re “Redrum”, transmeton Koha.net.
“Redrum” ka marr nga një milion klikime për çdo ditë në YouTube, dhe tani ka mbi 5 milionë klikime që nga lansimi i këngës para pesë ditësh.
Përmes rrjeteve sociale Era Istrefi ka treguar se sa e lumtur është për këtë sukses.
“Një milion në ditë, kaq bukur, Redrum”, ka shkruar ajo në Instagram.
“Redrum” është kënga e parë e Erës nën produksionin Ultra Music. Menjëherë pas lansimit ajo u fut në mesin e dhjetë videove në më trend në YouTube.
Kënga e fundit që e bëri të famshme ndërkombëtarisht Era Istrefin, “Bon bon” ka arritur në më shumë se 300 milionë klikime.
Artikuj të ngjashëm