Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Era s’ka të ndalur, katër milionë klikime për tri ditë

“Redrum”, kënga më e re e Era Istrefit po shijon sukseset e para.

Për vetëm tri ditë që nga lansimi, kjo këngë në YouTube është klikuar më shumë se katër milionë herë, duke vendosur rekord të ri në mesin e këngëtareve shqiptare.

“Redrum” është kënga e parë e Erës nën produksionin Ultra Music.

Menjëherë pas lansimit ajo u fut në mesin e dhjetë videove në më trend në YouTube.

Kënga e fundit që e bëri të famshme ndërkombëtarisht Era Istrefin, “Bon bon” ka arritur në më shumë se 300 milionë klikime.