Aktorja Rebel Wilson është treguar e sinqertë sa i përket humbjes së peshës.
44-vjeçarja ka pranuar se për një kohë të shkurtër ka përdorur ilaçin “Ozempic”.
Ilaçi është i aprovuar nga FDA-ja për diabetin e tipit 2 dhe shumë të famshëm kanë pranuar ta kenë përdorur.
Wilson tha se e kishte marrë për “mirëmbajtjen e trupit pas humbjes së peshës”.
“Dikush si unë mund të ketë një oreks të pafund për ëmbëlsirat, kështu që unë mendoj se ato barna mund të jenë të mira”, tha ajo.
Ajo bëri të ditur se më nuk e përdorë ilaçin “Ozempic”.
Aktorja tha se kishte humbur 80 kilogramë dhe se vendimi për t’u dobësuar kishte ardhur pas këshillës së një mjeku i cili e inkurajoi për një shans më të mirë për të mbetur shtatzënë përmes metodës IVF.
“Në thelb askush përveç nënës sime nuk donte që unë të humbisja peshë”, tha ajo.
Wilson tha se më pas ajo filloi shëtitjet e gjata, një dietë të pasur me proteina dhe me pak sheqer, diskutoi për marrëdhëniet e saj me ushqimin me një mjek.