Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

50 Cent humb peshë, mohon se përdori ilaçin e shumëpërfolur

Reperi i njohur 50 Cent, së fundmi ka humbur shumë peshë, por ai e ka mohuar se ka përdorur ilaçet e diabetit si Ozempic, raporton “People”.

Pas thashethemeve se ka përdorur Ozempic për të humbur peshë, të mërkurës reperi ka ndarë një video në llogarinë e tij në Instagram, në të cilën ka thënë se ai gjatë kësaj kohe ka ushtruar.

“Të gjithë po flasin për humbje peshe. Unë isha në palestër. Po ushtroja jashtë mase. Kush ka thënë Ozempic? Unë po vrapoja, po bëja atë që më është dashur të bëj”, thotë 50Cent në këtë video.

Ai ka thënë se të gjithë gjatë turneut e kanë parë se po vraponte. Reperi gjithashtu tregoi se më parë kishte peshuar 114 kilogramë kurse tani ka rënë në 95.

Reperi më parë kishte treguar se kishte dëshirë të ushtronte më shumë në mënyrë që të bëhej më i fortë.

“Kush e di a do të më qëllojë ndokush prapë. Më duhet të bëhem më i fortë”, pati thënë ai.

Edhe Lizzo flet për pretendimet se ka përdorur Ozempic për humbje peshe Showbiz Lizzo flet për pretendimet se ka përdorur Ozempic për humbje peshe

Pasi në të kaluarën ylli ishte qëlluar nëntë herë me revole përgjatë vitit 2000, ishe rikthyer në skenë me një fizik më të definuar.

“Atëherë kam mësuar se të jesh i fortë, nuk do të thotë të kesh muskuj, por të jesh mentalisht e fizikisht i fortë”, pati thënë në atë kohë reperi.

Image