Showbiz

Reagimet e të famshmëve për fitoren e Joe Bidenit

Fitorja e Joe Bidenit si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në nëntorin e vitit të kaluar ka gëzuar shumë edhe fytyrat publike në vend.

E kjo dëshmohet fare lehtë me reagimet e shumta që ata kanë bërë gjatë gjithë kohës, e sidomos në ditën kur u kuptua që Biden doli i pari në zgjedhje.

Ariana Grande, Miley Cyrus, Jennifer Lawrence, familja Kardashian, Lady Gaga, Cher, Pink janë vetëm disa nga të famshmit që kanë shprehur në mënyra të ndryshme gëzimin për presidentin e ri Joe Biden dhe zëvendëspresidenten Kamala Harris.

“Po qaj! Joe Biden, Kamala Harris, faleminderit Zot” – ishte reagimi i parë nga këngëtarja Ariana Grande.

“Kjo po që është një festë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Miley Cyrys, duke ia bashkuar këtij statusi edhe linkun e këngës së saj “Party In The USA”.

Aktorja afro-amerikane Mindy Kaling me emocion kishte shkruar: “Jam duke qarë dhe po përqafoj vajzën time: shiko zemër, ajo duket si ne”, ka shtuar aktorja duke publikuar foto të zëvendëspresidentes Harris.

“Përgëzime për presidentin e zgjedhur Biden dhe zëvendëspresidenten Harris! Faleminderit që zgjodhët t’i shërbeni shtetit në këto kohë sfiduese” – kanë qenë fjalët e këngëtarit John Legend.

Reagim interesant kishte bërë edhe aktorja gazmore Jennifer Lawrence, e cila e pati postuar një video teksa shihej rrugës duke bërtitur nga gëzimi.

“Nuk kisha tjetër mundësi veçse të organizoja festë për një njeri”, kishte shkruar ajo.

“Joe Biden, Kamala Harris dhe populli amerikan, ju sapo i dhatë botës një nga aktet më të mira dhe të guximshme që ka parë ndonjëherë njerëzimi” – ishin fjalët përuruese të artistes Lady Gaga.

Edhe modelja e famshme, Kendall Jennner, nuk e kishte fshehur gëzimin me ta kuptuar lajmin e fitores së Bidenit.

“Ky lajm më ka bërë të qaj. Jam e ngazëllyer për këtë shtet. Jam e ngazëllyer për Kamalan dhe inspirimin që ajo sjell te vajzat anekënd. Ky shtet ka shumë punë për të bërë. Unë lutem që t’ia dalim”, ishte komenti i këngëtares Pink.

Cher ishte artistja tjetër që kishte reaguar me gëzim për këtë fitore. “Duke kërcyer në shtrat dhe duke qarë nuk mund as të shkruaja. Kam dashur që ti të ishe president që nga viti 2006. Ëndrra ime u realizua”, ishte shprehur ajo.

Ishin të shumta fytyrat publike që kanë shprehur haptas gëzimin për këtë fitore të shtetit amerikan, e që nuk kanë hezituar aspak ta shprehin atë.