Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Yjet e shoubizit festojnë fitoren e Bidenit

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, i është gëzuar fitores së Joe Bidenit në zgjedhjet e SHBA-së. Ajo që më parë inkurajonte fansat e saj që jetojnë në Amerikë që të votojnë për një të ardhme më të mirë. Pavarësisht kësaj, në një postim në rrjetin social Instagram, Dua ka ndarë një video ku shihen grumbuj njerëzish duke festuar.

Por, po të njëjtit shiheshin duke u argëtuar nën tingujt e muzikës së artistes, që ishte kënga “Don’t Start Now”. Në përshkrimin e videos ajo kishte falënderuar mikun e saj për videon, pasi Dua për momentin është në Londër.

Ajo përkrahi edhe Kemala Harrisin, e cila është gruaja e parë me ngjyrë që u zgjodh zëvendëspresidente. Këngëtarja e famshme botërore, Miley Cyrus, është adresuar në Twitter për të ndarë gëzimin mbi fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të 2020-s. “Tani kjo është festë në SHBA”, ka shkruar ajo, duke iu referuar këngës së saj të famshme të 2009-s derisa ka shpërndarë edhe një video të shkëputur nga fjalimi i Bidenit dhe zëvendëspresidentes së zgjedhur, Kamala Harris. Cyrus po ashtu i ka komentuar një fansi, i cili shpërndau një video të njerëzve në rrugë të cilët po këndonin “Party in the USA”, pak pas lajmit të madh për fitoren, shkruan “Billboard”. Joe Biden triumfoi në zgjedhjet presidenciale 2020 të Amerikës ndaj Donald Trumpit, duke e bërë të jetë presidenti i 46-të i SHBA-së.

Lidhur me këtë, reagimet ishin të shumta dhe nga më të ndryshmet nga yjet botërore, por jo vetëm nga shtetas amerikanë. Njëra prej tyre është edhe Rita Ora, përmes rrjetit social Instagram, ku shfaqej sondazhi me votat e fituara nga Joe Biden.

Ndryshe nga tri artistet e tjera, Jennifer Lopez ka shpërndarë një fotografi të Kamella Harris, e cila u zgjodh zëvendëspresidentja e parë me ngjyrë. Më e veçanta prej të gjitha këtyre ishte improvizimi i LeBron James, ku në imazh shihej Joe Biden duke i bërë bllokadë Donald Trumpit në koshin e basketbollit. Ka reaguar edhe këngëtarja nga Barbadosi, Rihanna, e cila vlerësoi figurën e Bidenit dhe të zëvendëspresidentes Kamala Harris.

Edhe Dua Lipa, Beyonce, e Rihanna ndër të famshmit që ishin në finalen e Kupës së Botës Showbiz 5 d. më parë Dua Lipa, Beyonce, e Rihanna ndër të famshmit që ishin në finalen e Kupës së Botës

“Fytyrat e krijuesve të historisë, shkelësve të kufijve dhe fituesve. Urime për të dy dhe kryesisht për popullin amerikan, Kaq punë për të bërë, aq shumë lëndime për të zhbërë”. “Shkojmë! Jam shumë krenare për ty Amerikë!” - ka shkruar ajo në një postim të ndarë me ndjekësit në rrjetin social, Facebook. Joe Biden për herë të parë kishte kandiduar për president të Shteteve të Bashkuara në vitin 1988, më pas në vitin 2008 dhe tani ai është fitues i zgjedhjeve presidenciale – duke u bërë në moshën 78-vjeçare “presidenti më i moshuar në historinë e SHBA-së”.

Derisa yjet me famë ndërkombëtare uruan fitoren e Joe Bidenit për president të SHBA-së, në mesin e tyre ishte edhe Kim Kardashian. Bukuroshja brune në një postim në rrjetin social Instagram ka ndarë disa imazhe të Bidenit, ku në disa prej tyre ai shihej edhe me bashkëshorten. Në fotografinë e parë, Joe dhe Jill shiheshin me duar të kapura lart, të shkrepura pasi u kuptua fitorja e Bidenit. Megjithëkëtë, bashkëshorti i Kim Kardashian, Kanye, ishte njëri nga kandidatët për president. Duket se Kim ka harruar kandidaturën e tij për president, teksa në rrjete sociale po tregon mbështetje për presidentin e ri. Vlen të përmendet se Kanye po ashtu ka shpenzuar miliona dollarë për t’iu vendosur emri në fletëvotim.