Ani pse nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar, nuk ka datë të konfirmuar dhe përfaqësuesit e shqiptares me famë botërore, Dua Lipa, nuk kanë dhënë asnjë koment, po thuhet se në Palermo tashmë flitet sikur dasma është e sigurt që do të mbahet atje, ka shkruar Wanted In Rome.
Sipas mediave italiane, ylli i pop-it, një nga artistet më të dëgjuara në botë, pritet të martohet pikërisht në këtë qytet, dhe ani pse nuk është konfirmuar asgjë zyrtarisht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi nisën thashethemet?
Zinxhiri i spekulimeve filloi më herët gjatë këtij viti, kur faqja italiane e showbizit Dagospia ka raportuar se Lipa ishte parë në një restorant në një bisedë të gjatë me Alessandra Grillo, një nga organizatoret më të kërkuara të dasmave në Itali.
Lista e klientëve të saj përfshin disa nga ngjarjet më luksoze dhe më të rëndësishme të viteve të fundit në vend.
Sipas Wanted In Rome, kaq ka mjaftuar që mediat italiane të nisnin spekulimet për një dasmë të mundshme.
Më pas erdhi një pretendim edhe më konkret se Villa Igiea, një nga hotelet më ikonike në Palermo, është rezervuar për këtë ngjarje.
Ky vend nuk është për ngjarje të vogla. I njohur për stilin e tij Art Nouveau dhe pamjen spektakolare mbi Gjirin e Sicilisë, Villa Igiea ka pritur familje mbretërore, personalitete të rëndësishme dhe dasma luksoze për dekada me radhë.
Pse pikërisht Palermo?
Spekulimet nuk janë të rastësishme.
Sipas “Wanted In Rome”, lidhja e Lipës me Palermon është e dokumentuar dhe publike.
Në verën e vitit 2025, ajo ka kaluar disa ditë në qytet me partnerin e saj, aktorin, Callum Turner, që shpesh përmendet si kandidat për rolin e ardhshëm të James Bondit.
Çifti ka qëndruar pikërisht në Villa Igiea dhe ka vizituar disa nga pikat më të njohura të qytetit, si Palatine Chapel, katedralen e Palermos dhe kishën Santa Caterina. Ata shëtitën në Via Maqueda, shijuan ëmbëlsira dhe aperitivë me pamje nga deti.
Kur publikoi fotografitë në Instagram, Lipa pati shkruar thjesht: “Palermo në zemrën time”.
Madje, pas këtij udhëtimi, gjatë një koncerti në Prishtinë, ajo ka përmendur qytetin, duke veçuar ushqimet si ëmbëlsirat cannoli, pastat dhe arancina si disa nga përvojat më të mira.
Sipas “Wanted In Rome”, për një yll global që mund të zgjedhë çdo destinacion në botë, kjo lidhje e veçantë me Palermon nuk ka kaluar pa u vënë re.
Lipa dhe Turner janë bashkë që nga viti 2024, ndërsa lidhjen e bënë publike në vitin 2025.
Përveç suksesit të saj në muzikë, edhe fama në rritje e Turnerit, sidomos për mundësinë që të bëhet James Bondi i ri, e shton interesin e publikut për çiftin.
Deri tani, gjithçka mbetet në nivel spekulimi, por sipas mediave italiane ,për Palermon, duket se historia tashmë është shkruar.