Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Palermo mezi e pret “dasmën” e Dua Lipës

Dua Lipa

Në korrikun e shkuar, ylli botëror i muzikës Dua Lipa shpërndau një seri fotografish nga Palermoja me aktorin Callum Turner, me të cilin sapo ishte fejuar. Secila fotografi rrezatonte me dashurinë e njërit ndaj tjetrit, por edhe me kryeqytetin sicilian.

Tani kanë nisur spekulimet se çifti mund të martohet pikërisht në qytet këtë verë. E askush s’duket më i lumtur se Alessandro Minonne, pronari i një kafeneje në qendër ku Dua Lipa kishte shkrepur një fotografi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Isha i nderuar ta mirëprisja”, ka thënë ai për “The Guardian”, duke e përshkruar Lipën si person “me këmbë në tokë dhe shumë e dashur”.  

“Kur dëgjova lajmin për martesën e saj këtu në Palermo, ishte e mrekullueshme. Shpresoj shumë që të vijë sërish në lokalin tim. Edhe nëse nuk e bën, s’ka gjë. Si dikush nga Palermo, thjesht ndjej krenari që një yll botëror ka vendosur të kthehet e madje të martohet këtu”, ka thënë Minonne.

Spekulimet për yllin nga Kosova dolën pasi gazeta “Giornale di Sicilia” pretendoi se kanë nisur përgatitjet për dasmën në një prej hoteleve. Sipas raportimit, është rezervuar i gjithë hoteli.

Ndërkaq ekipi i Dua LIpës nuk ka komentuar raportimin.

30-vjeçarja e ka takuar për herë të parë 36-vjeçarin Turner në Londër më 2023. Ata u bënë bashkë një vit më pas. Dhe vizita në Palermo bëri bujë. Aty tashmë kanë shumë adhurues që mezi e presin dasmën.

“Po mundem ta imagjinoj në fustan të bardhë rrugëve të Palermos”, ka thënë Iole 13-vjeçare duke shtuar se qyteti e mirëpret me duar të hapura. “Mezi presim. Entuziazmi ka mbërritur qiellin: një yll botëror që zgjedh qytetin tënd për të festuar ditën më të rëndësishme të jetës së saj. si të mos ndihemi të nderuar?”