Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

"Frozen 2" arrin në Kinë si në gjithë botën

Në vitin 2013, filmi Frozen i fitoi zemrat e shikuesve të vegjël dhe të mëdhenj, prandaj nga vazhdimi pritet shumë, ndërsa në Disney ka arritur ta bëjë një marrëveshje që data e premierës në Kinë të përputhet me atë të premierës botërore.

“Frozen 2” do të përpiqet kështu t’i kapërcejë (ose të paktën t’i arrijë) fitimet e origjinalit, i cili kishte arritur t’i inkasojë nëpër kinema madje 1.2 miliardë dollarë, shkruan KOHA Ditore. Origjinali i fitoi në Kinë 48.2 miliardë dollarë, që është shumë më pak sesa prisnin në Disney, veçanërisht duke pasur parasysh madhësinë dhe potencialin e këtij tregu. Për shembull, këtë vit në Kinë u shfaq hiti vendor i animuar Ne Zha duke i fituar madje 701 milionë dollarë!

Deri më tani filmi më i suksesshëm i animuar që është shfaqur në Kinë mbetet “Zootopia” (gjithashtu i Disneyt), i cili i fitoi 236 milionë dollarë në vitin 2016. Ka mundësi që suksesi më i dobët i Frozen t'i atribuohet shfaqjes shumë më të vonshme të tij në Kinë sesa në pjesën tjetër të botës: premiera në shumicën e tregjeve ishte rreth 22 nëntorit 2013, ndërsa në Kinë arriti vetëm më 5 shkurt 2014.

Elsa, Anna, Kristof, Sven dhe Olaf në filmin e ri do të shkojnë në një aventurë edhe më të rrezikshme, ku do të duhet të zbulojnë se pse Elsa i ka fuqitë që i ka, në mënyrë që të mund ta shpëtojë Arendellin. Elsa herën e fundit u frikësua që fuqitë e saj ishin shumë të forta për këtë botë, ndërsa tani ajo shpreson që ato do të jenë të mjaftueshme...

Idina Menzel dhe Kristen Bell përsëri ua huazuan zërat heroinave të guximshme Elsa dhe Anna, ndërsa pjesa tjetër e ekipit përbëhet nga Josh Gad, Jonathan Groff, Santino Fontana, Alfred Molina, Evan Rachel Wood, Martha Plimpton dhe Rachel Matthews.

Mbretëresha Elsa dhe princesha Anna me miqtë e tyre nisen në aventurën e re në Frozen 2 më 21 nëntor të këtij viti, kur do të zbulojmë nëse ky vazhdim do të mund t’ia kalojë origjinalit.