Luton në Britaninë e Madhe nuk është vendi i parë që ju bie ndërmend kur mendoni për vendndodhjen e filmit kolona zanore e të cilit përmban këngë të Bruce Springsteenit të madh. Por tregimi i filmit “Blinded by the Light”, i bazuar në ngjarje të vërteta, zhvillohet pikërisht atje.
Tani e kemi mundësinë ta shohim edhe trilerin e parë të filmit.
Nën regjinë e Gurinder Chadh, filmi e sjell tregimin për Javed (Viveik Kalra), adoleshentin britanik me origjinë pakistaneze, i cili rritet në vitin 1987.

Në mes të rënies racore dhe ekonomike të asaj epoke, Javed e shkruan poezinë e cila e paraqet arratisjen nga intoleranca e mjedisit të tij dhe papërkulshmëria e babait të tij tradicional, shkruan KOHA Ditore.
Kur miku i tij ia sugjeron muzikën e The Boss, Javed në tekstet e fuqishme të Springsteenit e gjen përputhjen me jetën e tij jo aq të lehtë. Ndërkohë që në muzikën e tij ai gjen çlirim katarzik për ëndrrat e tij të shtypura, njëkohësisht ai fillon ta gjejë edhe guximin që të shprehet në mënyrën e tij unike.
Edhe
Jon Bon Jovi: Historia ime ende po shkruhet
Filmi është përshtatje e memoareve të “Greeting from Bury Park” të autorit Sarfraz Manzoor, ndërsa filmi e mori bekimin edhe nga vetë Bruce Springsteen.
Filmi është shfaqur në festivalin e sivjetshëm të filmit Sundance, ndërsa me distribuimin kinematografik fillon në fillim të gushtit të këtij viti.