Aktori i njohur i Hollywoodit, John Travolta, ka treguar sesi një ngjarje e vitit 1992 që i kishte ndodhur atij, e inspiroi për të luajtur në filmin “The Shepherd”.
Filmi “The Shepherd” tregon historinë e një piloti të ri që përpiqet të ulë avionin pa u përplasur pasi kishte pësuar dështim elektrik gjersa gjendej në hapësirë.
Parathënia e filmit është jashtëzakonisht e ngjashme me atë që Travolta, një pilot i licensuar, tha se e përjetoi.
Duke kujtuar incidentin gjatë një interviste, Travolta tregoi se ai përjetoi një dështim total elektrik në avionin që po pilotonte ndërsa fluturonte mbi Washington D.C. me familjen e tij.
“E dija se çfarë ndjenje është të mendoje absolutisht se do të vdesësh. Kisha dy motorë të mirë në avion, por nuk kisha instrumente, as elektricitet, asgjë. Dhe mendova se mbaroi gjithçka”, ka thënë ai, raporton Variety.
Ai ka thënë se bëri një ulje të sigurt sikur të ndodhte ndonjë mrekulli.
Kjo është arsyeja që e shtyu Travoltan të luante në filmin “The Shepherd”, i cili bazohet në librin e Frederick Forsyth të vitit 1975.
Aktori i filmit të njohur “Pulp Fiction” ka thënë se historia e filmit “The Shepherd” i bëri jehonë të thellë atij, sepse bëhet fjalë për jetën dhe vdekjen dhe sa e çmuar është jeta.
“The Shepherd” do të jetë në dispozicion për t'u transmetuar në Disney+ më 1 dhjetor.
VIDEO - TRAILER: