Studioja “Paramount Pictures” ka publikuar trailerin e filmit “Heart of the Beast”, një triler i ri mbijetese me protagonist yllin e Hollywoodit, Brad Pitt.
Pitt luan rolin e James Belmont, një ish-ushtar i Forcave Speciale të Ushtrisë, i cili duhet të gjejë një mënyrë për t’u rikthyer në qytetërim pasi avioni i tij i vogël rrëzohet thellë në shkretëtirën e Alaskës. I shoqëruar nga një qen shërbimi në pension i quajtur Odin, i cili e mbron atë nga arinjtë, ujqërit dhe kafshët e tjera, personazhi James lufton me elementët natyrorë në një përpjekje të dëshpëruar për të mbijetuar.
Fituesi e çmimit “Oscar”, J.K. Simmons dhe Anna Lambe do të shfaqen përkrah Pittit në film, i cili shërben gjithashtu si producent bashkë me Olivia Hamiltonin dhe Marty Bowenin, si dhe me regjisorin David Ayer. Projekti ribashkon dyshen, Pitt dhe Ayer, për herë të parë që nga filmi epik i Luftës së Dytë Botërore, “Fury”, i publikuar në vitin 2014 nga kompania “Sony Production”.
“Heart of the Beast” lansohet nëpër kinema më 25 shtator.
-
Brad Pitt flet për lidhjen me qentë: Kemi tre tani, tufa jonë është e plotësuar
-
“The Rescue” sjell aksion, mister dhe një mision të rrezikshëm
-
“Animals” e rikthen yllin Ben Affleck si regjisor
-
10 filmat që ia vlen t’i shikoni këtë shtator
-
Jacob Elordi tregon se roli në filmin e ri e ka bërë të mendojë se çka po i mungon në jetë