Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Puthje romantike mes Jennifer Lopezit dhe Ben Affleckut në një park në Paris

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po shijojnë “qytetin e dashurisë” pas martesës së tyre surprizë. Paparacët i kapën gjatë një puthje romantike në Paris.

Shëtitja romantike në një park ndodhi mëngjesin pasi ata zbarkuan në kryeqytetin francez dhe darkuan në Le Matignon.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të porsamartuarit u panë duke shkëmbyer dashuri në orët e para të mëngjesit dhe kaluan më shumë se dy orë të ulur duke u përqafuar dhe puthur.

"Ata ishin si dy adoleshentë në një park - plot dashuri, shumë të vëmendshëm. Nuk kishte shumë njerëz në atë orë të mëngjesit dhe askush nuk i shqetësonte. Ishin vetëm ata", thotë një dëshmitar okular, transmeton Daily Mail.

Pas dasmës, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë udhëtuar drejt Parisit për muajin e mjaltit dhe prej disa ditësh ndodhen atje.

Çifti u martuan në një ceremoni intime në Las Vegas gjatë fundjavës. Jennifer Lopez dhe Ben Afflack u rilidhën në fillim të vitit 2021. Çifti ishte fejuar më parë në vitin 2002.