Ylli i muzikës, Jennifer Lopez, është rikthyer nga muaji i mjaltit në Paris, si dhe e shënoi performancën e parë në skenë nga martesa e saj me aktorin, Ben Affleck, raportoi të hënën portali “Page Six”.
Të shtunën (30 korrik), këngëtarja e hitit “Let’s Get Loud” ishte performuesja kryesore në gala mbrëmjen bamirëse, “LuisaViaRoma x Unicef”, në Kapri të Italisë.
51-vjeçarja Lopez, e cila u martua me Affleckun në Las Vegas më 16 korrik, dukej jashtëzakonisht bukur gjatë performnacës së saj energjike në skenë.
“Sonte po ju sjellim tinguj të muzikës disco”, deklaroi këngëtarja para mysafirëve të pranishëm në këtë ngjarje bamirëse, e cila i mblodhi më shumë se 8 milionë dollarë për t’i ndihmuar refugjatët e Ukrainës dhe Sirisë.
Diplo, Sofia Carson dhe DJ Cruz po ashtu performuan para Lopezit në skenë, derisa në mesin e yjeve mysafirë ishin emra të njohur të showbizit si, Jamie Foxx, Vanessa Hudgens, Leonardo DiCaprio, Jared Leto dhe Haim.
Edhe
Jennifer Lopez vendos rregulla për partnerët e ardhshëm

Çifti i njohur, Jennfer Lopez dhe Ben Affleck, u martua dy dekada pasi i kishte dhënë fund fejesës së parë, në vitin 2004. Pas ribashkimit që bëri bujë anembanë botës, ata e bënë të ditur lajmin e fejesës në prill të këtij viti, kurse menjëherë pas martesës intime që zuri vend në Las Vegas, udhëtuan drejt Parisit për muajin e mjaltit, të shoqëruar nga fëmijët e tyre nga martesat e kaluara.
Besohet se ata e kanë angazhuar një planifikues të famshëm të ngjarjeve luksoze, për t’iu ndihmuar me organizimin e një dasme pak më të madhe në pronën e Affleckut në qytetin Riceboro. Ngjarja intime besohet se do të zërë vend pas disa javësh.
-
Lopez: “Met Gala” 2024 ishte një moment ikonik, por edhe periudhë e vështirë për mua
-
Pas shfaqjes së befasishme në “Coachella”, Jennifer Lopez po hyn në një fazë të re të jetës
-
JLo rrëfen vështirësitë e saj pas ndarjes nga Marc Anthony
-
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck tërheqin nga shitja shtëpinë luksoze