Jennifer Lopez e Ben Affleck, zyrtarisht e kanë kurorëzuar dashurinë me martesë, raportoi CNN-i të hënën.
Çifti u martua të shtunën në një ceremoni private në Las Vegas, njoftoi Lopezi.
“Mbrëmë fluturuam për në Vegas, qëndruam në radhë për një dokument me katër çifte të tjera, të gjithë duke bërë udhëtimin në kryeqytetin e dasmave të botës”, shkroi Lopez në blogun e saj.
52-vjeçarja shtoi se në ditën e martesës veshi një fustan nga një film i vjetër, e Affleck një xhaketë.
“I lexuam zotimet tona në kishë dhe i dhamë njëri-tjetrit unazat që do t’i mbajmë për pjesën tjetër të jetës”, shkroi ajo, duke theksuar se “në fund dasma ishte më e mira e mundshme”
Edhe
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck arrijnë marrëveshjen e divorcit
Lopezit dhe Affleck ka 20 vjet që njihen. Më 2002 ata ishin fejuar, por pas disa vjetësh lidhje, ishin ndarë. Më pas, Lopez pati disa lidhje e martetsa për t’u bashkuar me Aflleckun, sërish.
{gallery}