Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Pritet të hetohet spitali ku u trajtua Kate Middleton, shkak rrjedhja e të dhënave

Politikania britanike, Mari Cauldield, ka bërë të ditur se i është kërkuar policisë të hetojë pretendimet për rrjedhjen e informatave nga spitali ku është operuar princesha e Uellsit, Kate Middelton “The London Clinic”, raporton AP.

Dyshohet se dikush nga stafi i “London Clinic” është munduar të ketë qasje në të dhënat mjekësore të princeshës.

“Kam marr vesh se policisë i është kërkuar të shqyrtojë këtë çështje. Se a do të ndërmarrin hapa, është çështje e tyre”, ka thënë Cauldield në një intervistë në LBC radio, sot e mërkurë.

Zyra e Informacionit ka konfirmuar se ka marrë informatën për rrjedhjen e të dhënave.

“Ne mund të konfirmojmë se kemi marrë një raport për këtë shkelje dhe jemi duke shqyrtuar informacionin”, thuhet në deklaratën e kësaj zyreje.

Edhe Princesha e Uellsit i nënshtrohet një operimi Showbiz Princesha e Uellsit i nënshtrohet një operimi

Ndërkohë Cauldield në një intervistë tjetër në Sky News ka thënë se të dhënat mjekësorë të pacientëve janë private dhe se rregullat e privatësisë aplikohen për të gjithë pacientët dhe janë shumë strikte.

“Lejohet të shikohen vetëm të dhënat për të cilat interesohet një person dhe vetëm përmes autorizimit të pacientit. Është diçka shumë serioze të shkosh e të shikosh të dhëna, për të cilat nuk ke leje t’i shikosh. Nga perspektiva shëndetësore është e papranueshme të shikohen të dhënat e njerëzve, por ka ndodhur dhe janë ndërmarrë hapat e duhur, kështu që njerëzit mund të sigurohen se nëse ndodhë diçka e tillë, sidomos tani me pajisjet elektronike në dispozicion, vihet re shumë shpejt”, ka thënë politikanja.

Lajmi për rrjedhjen e informatave është raportuar fillimisht nga gazeta The Daily Mirror.

“Ky është diçka e madhe për sigurinë e të dhënave dhe që i shkakton shumë dëm spitalit, duke pasur parasysh reputacionin e pa njollosur që ka spitali pasi edhe trajton anëtarët e familjes mbretërore. Shefat e spitalit, posa u njoftuan për incidentin menjëherë kanë kontaktuar pallatin e Kensingtonit dhe e siguruan se do të ketë hetim të plotë”, ka thënë një burim për The Daily Mirror.

Është raportuar se edhe shefat e spitalit “The London Clinic” janë duke u hetuar mbi rastin.

Ndërkohë një zëdhënës nga pallati Kensington i zyrës së princit William dhe princeshës Kate, ka thënë se “kjo është çështje e ‘The London Clinic’”.

Princesha 42-vjeçare ka kryer ndërhyrje abdominale në këtë spital në muajin janar.

Edhe Princi William dhe Kate Middleton “thellësisht të shqetësuar” nga zbulimet e Epstein Botë Princi William dhe Kate Middleton “thellësisht të shqetësuar” nga zbulimet e Epstein

Pallati i Kensingtonit nuk pati treguar detaje rreth operimit duke thënë se nuk ka të bëjë me kancer dhe se operimi është kryer me sukses, ndërkohë që kanë thënë se princesha do t’i kthehet detyrave zyrtare pas festës së Pashkëve.

Pasi princesha nuk është parë në publik që nga muaji janar pas operimit, ka pasur shumë spekulime rreth gjendjes shëndetësore të saj.