Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Princi Harry e lansoi projektin e fitnesit për shëndetin mendor të ushtarëve britanik

Foto: Reuters

Prince Harry e ka lansuar një projekt të ri fitnesi i cili ka për qëllim t’iu ndihmojë ushtarëve burra dhe gra, që ta menaxhojnë shëndetin e tyre mendor.

35-vjeçari Harry, e filloi iniciativën me titull “HeadFIT” të hënën më 27 prill, një platformë kjo digjitale e dizajnuar për t’i siguruar personelit të ushtrisë britanike qasje 24/7, në kujdes dhe këshilla të shëndetit mendor, transmeton Koha.

Dhe përmes një video e cila e shoqëronte lansimin e këtij projekti, Harry foli për rëndësinë e trajnimit të mendjes dhe trupit si një.

“Sot, kur flasim për fitnesin, nuk e kemi fjalën vetën rreth asaj se sa shpejtë mund të vraposh apo sa shumë peshë mund të bartësh. Ky projekt ka të bëjë me fitnesin mendor, fuqinë dhe ripërtirjen, jo vetëm kur jeni me uniform por për gjithë jetën. Nëse dëshironi të jeni vërtetë të shëndetshëm, duhet ta trajnoni mendjen dhe trupin si një. Disa njerëz vrapojnë, disa notojnë dhe disa ushtrojnë me biçikletë për të qëndruar fizikisht të shëndetshëm. Por, çfarë të bëjmë për të qëndruar mendje shëndoshë? Mendoni se çfarë mund të bëni për ta shfrytëzuar potencialin tuaj dhe për të performuar në nivelin më të lartë,” ka deklaruar princi Harry.

“HeadFIT” është krijuar nga fushata e “Feads Together” e fondacionit “The Royal Foundation”, e cila u lansua në vitin 2016 nga, Harry, Princi William dhe bashkëshortja e tij, dukesha e Cambridget, Catherine Middleton.

Edhe Në Netflix debutoi seria e dokumentarëve të Princit Harry Showbiz Në Netflix debutoi seria e dokumentarëve të Princit Harry

Projekti fillimisht ishte lajmëruar nga Harry dhe bashkëshortja e tij, dukesha e Sussexit, Meghan Markle, në tetor të vitit 2017 dhe që nga atëherë është zhvilluar në bashkëpunim me Ministrinë Britanike të Mbrojtjes dhe ekspertët e shëndeti mendor në kolegjin “Kings College” në Londër.

Harry në deklaratën e tij ka shpjeguar gjithashtu se projekti “HeadFIT” ka pothuajse tri vjet që është duke u zhvilluar, dhe se është tejet falënderues ndaj njerëzve që e kanë shoqëruar në këtë rrugëtim.