Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Princi William u bën thirrje burrave që të flasin hapur për shëndetin mendor

Princi William

Princi William

Foto: Associated Press

Princi William ka bërë thirrje që burrat të flasin më hapur për shëndetin e tyre mendor, pasi ka marrë pjesë në hapjen e një qendëre për parandalimin e vetëvrasjeve në Birmingham, të hënën.

Princi i Uellsit mori pjesë në inaugurimin e “James’ Place Birmingham”, një qendër që ndihmon burrat që përballen me kriza të rënda emocionale dhe mendime vetëvrasëse. Ai ka shprehur shpresën që organizata të hapë më shumë qendra të tilla në të gjithë Britaninë për të ndihmuar në përballjen me krizën e shëndetit mendor, ka shkruar FemaleFirst.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ekipi këtu është fantastik. Shpresoj që të kemi më shumë qendra të tilla në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, sepse fatkeqësisht ka shumë nevojë për to”, ka thënë William, i cili më parë ka marr pjesë në hapjen e qendrave të kësaj organizate në Londër, Liverpool dhe Newcastle

Ai ka shtuar se shoqëria duhet të flasë më shumë për vetëvrasjen dhe parandalimin e saj.

“Duhet të flasim më shumë për vetëvrasjen, për mënyrat e parandalimit dhe për t’u ofruar ndihmë djemve dhe vajzave që në moshë të re, që në të ardhmen të mos kemi më nevojë për këto qendra. Ky është qëllimi”, ka thënë ai.

Organizata “James’ Place” u themelua nga prindërit e James Wentworth-Stanley, i cili i dha fund jetës në moshën 21-vjeçare, pothuajse 20 vjet më parë, pasi kishte përjetuar ankth të rëndë pas një operacioni të vogël.

Prindërit e tij tani janë të përkushtuar që të ndihmojnë familje të tjera të mos humbin njerëzit e tyre të dashur në të njëjtën mënyrë.

Marcus Davies, një nga drejtuesit e organizatës, ka thënë se vizita e Princit William mund të ndihmojë që më shumë burra të informohen për shërbimet që ofron kjo qendër, si “terapi të shpejtë dhe profesionale për burrat, duke trajtuar shkaqet kryesore të krizës vetëvrasëse”.

“Mendoj se ndikimi i tij publik dhe audienca që mund të arrijë falë statusit të tij janë shumë të rëndësishme për ta përhapur këtë mesazh gjithandej. Unë vetë nuk kisha dëgjuar kurrë për James’ Place derisa mjeku im i familjes më referoi aty. Është shumë e rëndësishme që burrat ta dinë se kjo qendër ekziston dhe është në dispozicion për ata që kanë nevojë për ndihmë”, ka thënë ai.

Shëndeti mendor është një çështje për të cilën Princi William ka folur shpesh edhe më parë. Ai ka treguar se i është dashur kohë për të kuptuar emocionet e veta dhe rëndësinë e reflektimit personal.

Në një intervistë për BBC Radio 1 më herët gjatë këtij viti, ai ka thënë se i duhet shumë kohë për të kuptuar emocionet e tij dhe arsyen pse ndihet në një mënyrë të caktuar.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme që herë pas here të reflektosh mbi veten dhe të kuptosh pse ndihesh kështu. Ndonjëherë ka një arsye të qartë, ndonjëherë jo. Por mendoj se është e rëndësishme të kuptojmë se krizat e shëndetit mendor janë të përkohshme. Mund të kalosh një moment shumë të vështirë emocional, por ai do të kalojë”, ka thënë princi.