Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Në Netflix debutoi seria e dokumentarëve të Princit Harry

Të mërkurën, seria e re Heart of Invictus rreth “Lojërave Invictus” të Dukës së Sussex debutoi në platformën Netflix, shkruan “People”.

Seritë e dokumentarëve ndjekin konkurrentët nga gjashtë vende që përgatiten për garën ndërkombëtare sportive për personelin e shërbimit dhe veteranët në Lojërat “nvictus në Hagë në prill 2022.

"Emri im është Harry. Çdo ditë, unë jam baba i dy fëmijëve nën tre vjeç, kam disa qen, jam bashkëshort, jam themelues i Fondacionit ‘Invictus Games’. Ka shumë kapele që dikush mban, por besoj se sot gjithçka ka të bëj me ‘Invictusin’".

Fëmijët e Dukës dhe Dukeshës së Sussexit sot janë 4 dhe 2-vje[ar.

Fakti se ai ishte ushtar nënkuptonte botën për të, ka thënë Harry. Pamjet që shfaqeshin pas tij tregonin Wiseman dhe J.J. Chalmers duke fituat medaljen e artë në not në Lojërat “Invictus” në Orlando më 2016.

Duka i Sussexit shërbeu në Ushtrinë britanike nga viti 2005 deri në vitin 2015, duke u ngritur në gradën e kapitenit dhe duke shërbyer dy herë në Afganistan. Ai lansoi Lojërat “Invictus” në vitin 2014 pasi u frymëzua nga “Lojërat e Luftëtarëve” që mbahen në SHBA. Turneu sportiv synon të zgjerojë fuqitë transformuese fizike, psikologjike dhe sociale të sporteve për ata që kanë shërbyer.

Edhe Meghan Markle krenare me burrin e saj për lojërat e ushtarëve të lënduar Showbiz Meghan Markle krenare me burrin e saj për lojërat e ushtarëve të lënduar

Princi Harry në intervistë ekskluzive për “People” ndau atë që donte që fëmijët e tij të dinin për kohën e tij në ushtri.

"Që jam mirënjohëse për çdo përvojë që kisha brenda dhe jashtë uniformës. Mësova si të jem në shërbim të vërtetë për të tjerët. Kjo gjetje e qëllimit tënd është një nga përvojat më të kënaqshme. Dhe se puna e palodhur duhet të jetë përmbushëse dhe shpërblyese në të njëjtën kohë", ka thënë Harry.

Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi