Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Prezantuesi i “Top Gear” pëson aksident gjatë xhirimeve

Prezantuesi i emisionit automobilistik të BBC, Top Gear, Freddie Flintoff, pësoi aksident gjatë xhirimeve të episodit të radhës.

Flintoff mori pjesë në një garë në qendër të qytetit Mansfield së bashku me shtatë automobila të tjerë elektrikë, kur u përplas në një barrierë dhe goditi stendën. Me siguri bëhet fjalë për episodin që do të shfaqet dikur më vonë këtë vit.

Përkundër kritikave nëpërmjet rrjeteve sociale që pasuan për pengimin e publikut, kryebashkiakja Kate Allsop tha se xhirimi i emisionit do të ndikojë pozitivisht në popullaritetin e qytetit, transmeton Koha.net.

"E di që ky është qyteti ku Freddie Flintoff e goditi stendën. Duhet ta emërtojmë, sipas tij, do të jetë një ikonë e vërtetë," tha Allsop.