Komediani amerikan, Jey Leno, ka pësuar disa djegie të rënda pasi një veturë në garazhin e tij në Los Angeles, është përfshirë nga flakët të dielën.
Leno është deklaruar rreth këtij incidenti për çka ka treguar se djegie ka pësuar në anën e majtë të fytyrës.
“Kam marrë disa djegie të rënda nga një zjarr. Duhen vetëm një ose dy javë që të ngrihem në këmbë”, ka thënë ai, raporton BBC-ja.
Ish-prezantuesi i “The Tonight Show”, ishte planifikuar të merrte pjesë në një shfaqje të dielën, e cila u anulua për shkak të një urgjence të rëndë mjekësore.
Siç raportoi TMZ, flakët kanë prekur anën e majtë të fytyrës së Lenos, por nuk kanë depërtuar në sy apo vesh.
Burimi i zjarrit ende nuk dihet, ndërsa komediani 72-vjeçar është dërguar në qendrën e djegies në Grossman, ku po vazhdon të marrë trajtim.
Edhe
Jay Leno u lirua nga spitali
Ai ishte planifikuar të paraqitej në një konferencë financiare në Las Vegas të dielën.
Leno zotëron më shumë se 180 automjete, sipas një reviste US News & World Report.