Komediani amerikan, Jay Leno, është liruar nga spitali pasi pësoi plagë nga djegia në një zjarr me benzinë, rreth nëntë ditë më parë.
Ish-prezantuesi i emisionit “Tonight Show”, është larguar nga qendra e djegieve “Grossman” në Los Angeles të hënën. Kështu bënë të ditur mjekët që e kishin trajtuar atë, të cilët edhe e ndanë një fotografi të 72-vjeçarit me disa prej anëtarëve të stafit.
“Komediani, Jay Leno është lëshuar nga spitali. Ai do ta vazhdojë trajtimin në klinikën e djegieve për t’i shëruar plagët në fytyrë, gjoks dhe duar, të cilat i pësoi gjatë një zjarri në garazhin e tij”.
Leno, i cili shquhet si adhurues dhe koleksionues i veturave, ishte duke punuar nën një veturë kur ajo morri flakë, shkruan CNN-i.
Pas këtij lëndimi, prezantuesi i njohur televiziv iu nënshtrua dy operacioneve kirurgjike, dhe trajtimi hiperbarik me oksigjen i cili e përshpejton shërimin e plagëve të djegura duke rritur furnizimin me oksigjen në zonat e dëmtuara dhe duke e reduktuar ënjtjen, gjë që është e dobishme në ruajtjen e rrjedhës së shëndetshme të gjakut.
Jay Leno i zotëron më shumë se 180 automjete, sipas revistës “US News & World Report”.
-
Prezantuesi i njohur pëson djegie të shkallës së tretë nga një zjarr me benzinë
-
Komediani Jey Leno, pëson djegie të rënda në fytyrë pasi një zjarr shpërthen në garazhin e tij
-
Jay Leno flet rreth lëndimeve pas rrëzimit në Pittsburgh
-
Lionel Richie rikthehet në skenë pas vizitës në spital
-
Këngëtari legjendar i grupit KISS pëson aksident