Nathan Reeves sapo kishte përfunduar incizimin e podcastit të tij ndërsa ishte ulur afër dritares në një kafene në Houston të shtunën, një veturë goditi xhamin i cili qëndronte pas tij.
“Është kaq qetë këtu”, tha 20-vjeçari para se vetura të vinte.
Menjëherë më pas një Chevrolet Tahoe SUV goditi xhamin pas Reevesit dhe mikut të tij. Reeves kishte qenë duke filmuar episodin e tij të pestë për kanalin e tij në YouTube, November Romeo me Reyes në kafenenë Tout Suite, kur kapi momentin e tmerrshëm në kamera.
Policia e Hustonit konfirmoi se askush nuk u lëndua në kafenenë e mbushur me shumë njerëz.
Zëdhënësi i policisë së Hustonit, John Cannon, i tha Associated Press se një grua 38-vjeçare që ngiste një Chevrolet Tahoe me dy pasagjerë kishte goditur një Ford Escape përpara se të përplasej në kafenen ku Reeves dhe Reyes ishin ulur të shtunën.
Episodi i podcastit që tregon përplasjen u ngarkua në kanalin YouTube të Reeves dhe ka grumbulluar dhjetëra mijëra shikime.