Postimi në Twitter përmes së cilit u lajmëruar se kishte vdekur aktori Chadwick Boseman, është postimi më i pëlqyer në gjithë historinë e Twitterit.
Twitter përmes llogarisë zyrtare të vetën e ka konfirmuar një gjë të tillë, duke shkruar: “Postimi më i pëlqyer ndonjëherë. Një përkujtim i përshtatshëm për një mbret”, raporton CNN.
Llogaria e Boseman shpërndau një fotografi bardh e zi të tij dhe një deklaratë e cila lajmëronte se ai kishte vdekur si pasojë e një beteje 4-vjeçare me kancer. Ai ishte 43-vjeç, transmeton KOHA.
Mesazhi u përhap shumë shpejt dhe tani qëndron në krye të tabelës së Twitterit me më shumë se 5.7 milionë pëlqime.
Most liked Tweet ever.
— Twitter (@Twitter) August 29, 2020
A tribute fit for a King. #WakandaForever https://t.co/lpyzmnIVoP
Postimi i cili është afër tij, është ai i ish-presidentit Barack Obama në vitin 2017, me një thënie nga Nelson Mandela. Fotoja dhe fjalët janë pëlqyer më shumë se 4.3 milionë herë.
"No one is born hating another person because of the color of his skin or his background or his religion..." pic.twitter.com/InZ58zkoAm
— Barack Obama (@BarackObama) August 13, 2017
-
Twitter rendit mesazhet më të pëlqyera dhe të shpërndara të vitit
-
“Marvel” nderon aktorin Chadwick Boseman në ditën e lindjes së tij
-
Bosemani shkëlqen në filmin e fundit
-
U mbajt një ceremoni përkujtimore private për aktorin e ndjerë Chadwick Boseman
-
Harrison Ford e ka qujtuar Chadwick Bosemanin një hero dhe person frymëzues