Reperi i famshëm amerikan, Post Malone, është bërë baba për herë të parë, raporton CNN-i.
Ai e bëri të ditur lajmin e lindjes së vajzës gjatë një interviste me Howard Sternin, me ç’rast tha se e kishte përqafuar të bijën para se të vinte në studio.
Ky është fëmija i parë i reperit. Ai po ashtu e bëri të ditur lajmin se është fejuar me të dashurën e tij, identitetin e së cilës nuk e ka zbuluar ende.
Artisti 26-vjeçar i nominuar për “Grammy” e njoftoi publikun se po bëhet prind, muajin e kaluar.
“Jam shumë i emocionuar për këtë kapitull të ri të jetës sime dhe po ndihem më i lumtur se kurrë. Prej se e mbaj në mend, gjithmonë jam ndier i trishtuar. Tani është koha që të kujdesem për trupin tim, familje dhe miqtë e mi, si dhe ju bëjë thirrje të shpërndani sa më shumë dashuri që është e mundur”, deklaroi reperi për ueb faqen “TMZ”.
Edhe
JD Vance bëhet sërish baba, fëmija i parë në 150 vjet i lindur nga një zëvendëspresident në detyrë
Malone, emri i vërtetë i së cilit është Austin Post, u rrit në Texas dhe tani konsiderohet si një prej artistëve më fitimprurës të të gjitha kohërave. Reperi shquhet për hite të shumta muzikore, si “Circles”, “Rockstar” dhe “White Iverson”.
Në lajme të tjera, reperi po ashtu e ka paralajmëruar turneun muzikor nëpër Amerikën Veriore, i cili ka për qëllim ta promovojë albumin e tij të ri, “Twelve Carat Toothache”.
Turneu i Post Malone fillon në Omaha në muajin shtator dhe do ta dërgojë reperin me koncerte në qytete të tilla si, Chicago, Toronto, Boston, Cleveland, Detroit, Philadelphia, New York, Atlanta, Texas, Seattle, Vancouver, Las Vegas, Los Angeles dhe të tjerë.
Në shumicën e këtyre performancave, ai do të shoqërohet në skenë nga reperi Roddy Ricch, i cili është pjesë e këngës së re të Postit, “Cooped Up”.
Edhe
Luke Wilson bëhet baba për herë të parë në moshën 54-vjeçare
Albumi “Twelve Carat Toothache” u publikua më 3 qershor të këtij viti. Artistët tjerë të cilët kanë bashkëpunuar me reperin për këngët e këtij incizimi janë: The Weeknd, Doja Cat, Gunna, The Kid LAROI dhe Robin Pecknold.
Javën e kaluar, Post Malone, e publikoi versionin ‘deluxe’ të albumit “Twelve Carat Toothache”, i cili i përfshinë dy këngë të reja, “Waiting For Never” dhe “Hateful”.